Shqyrtohet sot në Gjykatën e Lartë çështja ish-ministri Saimir Tahiri

28 Shtator 2021, 10:37 | Përditesimi i fundit: 2021-09-28 15:28:48

Gjykata e Lartë pritet që të shqyrtojë ditën e sotme çështjen ndaj ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahirit.

Tahiri u dënua nga Krimet e Rënda për shpërdorim detyre me 3 vite shërbim prove, ndërsa Apeli i posaçëm e prishi vendimin dhe e ktheu për rigjykim në shkallën e parë. Më pas ish ministri bëri rekurs dhe dhoma e këshillimit e Gjykatës së Lartë e ka pranuar për ta gjykuar. Nuk dihet ende se çfarë vendimi do të marrë Gjykata e Lartë, që  mund të lërë në fuqi vendimin e Apelit, mund ta rikthej çështjen sërish për rigjykim në Apel, ose mund ta gjykojë vetë.