Shtatori më i nxehtë se normalja, meteorologia: Temperatura deri në 30 gradë! Në bregdet problem do të jetë era

6 Shtator 2021, 12:41

Ky shtator na ka sjellë verë në vjeshtë, ku në ditët e para të muajit, temperaturat kanë shkuar në 30 gradë. Në një lidhje me Skype për 'Report Tv", meteorologia Adiola Bani tha se të njëjtat kushte atmosferike do të jenë prezente në vend përgjatë gjithë kësaj jave.