Shtëllunga tymi mbulojnë 'Arenën Kombëtare', digjen mbeturinat në kazanin ngjitur

23 Maj 2019, 21:24

Një shtëllungë e madhe tymi është parë mbi stadiumin "Arena Kombëtare".

Kjo gjë shkaktoi panik tek qytetarët, duke menduar se zjarri vinte nga stadiumi i ri i cili është në ndërtim e sipër, por fatmirësisht nuk ishte kështu. Një kazan mbeturinash shumë pranë ishte përfshirë nga flakët, për motive ende të paqarta.

Pamjet janë siguruar falë bashkëpunimit të Evis Cerges dhe operatorit, Mirsal Hajdarmataj.