Shtetasi nga Pakistani dhuron spektakël mbi listar në lumin Gjanica në Fier

11 Prill 2021, 11:51

Një shtetas nga Pakistani ka dhuruar spektakël mbi një litar te lidhur në dy brigjet e lumit Gjanica në Fier.

Ai ka hipur mbi litar ku ecte i pa lidhur dhe bënte akrobaci të ndryshme duke tërhequr vëmendjen e shumë qytetarëve fierakë, të cilët ndodheshin në rrugë.Pa asnjë masë mbrojtëse rreth vetes, shtetasi nga Pakistani ka qëndruar mbi litar rreth 15 minuta duke dhuruar spektakël që në fund është duartrokitur nga qytetarët që ndaluan për të shijuar këtë shfaqje.