Shtohen heronjtë kundër COVID-it, 50 infermierë të rinj për për periudhën vjeshtë-dimër

7 Gusht 2020, 13:27

50 infermierë të rinj i bashkohen stafit mjekësor të spitalit Covid2 “Shefqet Ndroqi” në luftë kundër Covid19. Numri i stafit mjekësor është shtuar pasi po bëhen përgatitjet edhe për periudhën vjeshtë-dimër.

Po bëhet një punë e madhe nga mjekët dhe infermierët në spitalet COVID, që çdo ditë trajtojnë raste të rënda të konfirmuara pozitive por edhe raste të cilat janë të dyshuara. Ministria e Shëndetësisë deklaron se pavarësisht masave të marra, roli i qytetarëve është vendimtar për këputjen e zinxhirit të infeksionit, duke bërë apel për të zbatuar masat e thjeshta.