Shtyrje e negociatave? Kodheli në '45 Minuta': Humbasin ata, jo shqiptarët! Themeluesit e Europës të reflektojnë

10 Tetor 2019, 17:18

Kryetarja e Komisionit të Jashtëm parlamentar Mimi Kodheli e ftuar në studion e emisionit "45 Minuta" të drejtuar nga Denis Minga deklaroi se nëse javën tjetër nuk do të hapen negociatat, humbja do të jetë e BE-së dhe jo e shqiptarëve. "Humbja do të jetë e atyre dhe jo e shqiptarëve. Shqipërisë do i bëjë vetëm mirë. Le të ndodhë cfarë të ndodhë javën tjetër" tha Kodheli.

Ajo kishte edhe një këshillë për themeluesit e Europës. "Finlanda ka kërkuar pa asnjë kusht hapjen e negociatave. Themeluesit e Europës duhet të reflektojnë, janë duke e ekstremizuar qëndrimin në raport me ata që janë ndryshe nga feja, prejardhja apo gjuha. Po lulëzojnë partitë e ekstremit të djathtë. Të gjitha politikat e viteve të pasluftës u ngritën bazuar në parime dhe vlera që ne duam ti përfaqësojmë. Vijmë te skeptikët tani.

    No videos found.