Shufra hekri, gurë dhe karrige. ‘Luftë’ në rrugët mes tifozëve të Barcelonës dhe Valencia-s

25 Janar 2020, 19:14

Rrugët pranë stadiumit Mestalla sot kanë qenë të denja për zhirimin e një skene lufte. Kjo për shkak të përplasjes mes tifozëve të Valencia-s dhe Barcelonës, sfidë e cila u luajt në orën 16:00 dhe që ishte e vlefshme për javën e 21 të La Liga-s.

Mediat në Spanjë shkruajnë se tifozët janë përplasur me mjete të forta, pasi janë përdorur shkopinj, karrige, shufra hekri dhe gurë. Sipas informacioneve është arrestuar një anëtar i ultrasve të Barcelonës “Boixos Nois”, ndërsa u identifikuan dhe 60 persona të tjerë.

Në orët e ardhshme, pritet të kryhen arrestime të shumta nga të dyja kampet e ultrasve të Valencias (Yomus) dhe Barcelonës (Boixos Nois).

Përsa i përket takimit ai përfundoi 2-0 në favor të Barcelonës.