Shuhet zjarri në pyllin me pisha në fshatin Gjorgos në Fier, prefekti: Është dora e njeriut patjetër

26 Korrik 2021, 15:35

Prefekti i Fierit, Baki Bala është i bindur se zjarri në fshatin e Gjorgosit është nga dora e njeriut, mirëpo nuk e specifikon nëse ky është një rast i qëllimshëm, apo jo. Në një lidhje telefonike për Report Tv, Bala tha se nga përvoja shumica e rasteve është për pakujdesi, por thekson se këtë ua lë autoriteteve të hetojnë.