Shurup dhe një tonik për fytyrën me trëndafilat e bahçes

20 Maj 2021, 10:36

Shurupi I trëndafilit zgjon nostalgjnë e kujtimeve të fëmijërisë. Në një intervistë në emisionin “Rreze Dielli” blogerja Sabina Sherifi tregoi recetën e shurupit të trëndafilit. 
“Trëndafilat mund ti gjejmë fare kollaj në tregje sepse duhet të jenë trëndafila të celur nëpër bahce sepse duhet të jenë trëndafila me erë të kuq ose rozë. Ato më aromën e fortë që duhet të qëndrojnë një javë të mbyllura në ujë. I vetmi modifikim që I kam bërë recetës së shurupit është se dikur I vendosnin limontoz, unë I kam vënë limon në mënyrë që ta përdorim edhe si tonik për fytyrën” tha ajo. 
Për shurupin e trëndafilit duhen këto përbërës: 
1 litër ujë 
petalet e 10 trëndafilave 
lëngu 1 gjysëm kokrre limoni 
“Në ujë vendosim petalet e 10 trëndafilave dhe lëngu i gjysëm kokrre limoni” tha ajo. 
Një javë pas përgatitjes mund ta konsumoni, duke i hedhur ujë të ftohtë ose të gazuar dhe pak sheqer ose mund ta përdorni dhe me alkoole si vodka.