Si do të funksionojë Policia Vullnetare? Albert Dervishaj: Nuk do të jenë spiunë!

4 Tetor 2019, 12:46 | Përditesimi i fundit: 2019-10-04 12:48:23

Albert Dervishaj, Drejtor në Drejtorinë e Rendit Publik në Departamentin Për Sigurinë Publike, shprehet në "Rreze Dielli" se Polici Vullnetar do të asistojë në punën e policit të Shtetit, do të punojë jo më shumë se 25 orë në javë dhe se nuk do të jetë i armatosur! Ata do të ndihmojnë në garantimin e sigurisë publike në organizimet me karakter masiv, si tubime, koncerte, festivale, aktivitete sportive dhe organizime fetare apo pranë shkollave