'Si ja çoni', Meta shkëmbehet me Kryemadhin te qendra votimit dhe e përshëndet

25 Prill 2021, 07:53 | Përditesimi i fundit: 2021-04-27 08:47:46

Sot në ditën e zgjedhjeve parlamentare në Shqipëri, kryetarja LSI Monika Kryemadhi ka votuar e para në qendrën e votimit tek kopshti 31 në njësinë 5.

Menjëherë pas saj ka votuar presidenti Ilir Meta.

Për fat të mirë apo të keq, kur kryetarja e LSI, po dilte nga qendra e votimit, është shkëmbyer me presidentit dhe bashkëshortin e saj presidentin Meta.

Ajo çka vihet re nga videoja e publikuar është se asnjeri prej të dyve nuk u ndal për të takuar tjetrin.

Presidenti Meta “bëri një përpjekje” duke i ngritur dorën në mënyrë përshëndetëse, por Kryemadhi nuk reagoi dhe u largua duke e shmangur.

Ilir Meta sot është shfaqur i qetë dhe pa sjellje agresive të cilat kemi parë gjatë ditëve të fundit.