Si më vdiqën dy vëllezërit në emigrim, historia e trishtë e djalit nga Tropoja

16 Nëntor 2020, 14:32

Një tjetër moment që do të ndryshonte jetën e tij përgjithmonë sepse do t’I linte një plagë të madhe në shpirt, është humbja e dy vëllezerve në emigrim në Greqi, një ngjarje që e ka tronditur thellësisht e nuk mundet t’I mbajë lotët sa herë flet për ta:

‘’ Unë isha shumë i lidhur me dy vëllezërit e mi, që fatkeqësisht humbën jetën dhe e mbaj mend shumë mirë edhe pse isha i vogël,e mbaj mend edhe kur u larguan, edhe pse u larguan dhe përpara se të largoheshin bëm disa fotografi bashkë me ta. Por diçka e çuditshme ndodhi në atë makinën e vjetër që bënim foto, kur i lamë fotografitë dolën vetëm dy fotografi, dolën vetëm ata të dy, ne të tjerët nuk dolëm…. Ata vajtën në Greqi, ndërsa unë sa herë shkoja nga shkolla në shtëpi, shkoja direkt tek dhoma ku rrinin ata sepse kisha shumë mall dhe mendoja ndoshta janë kthyer por kur erdhi lajmi për vdekjen e tyre u trondit gjithë zona. Bashkë me vëllezërit e mi, humbi jetën dhe një kushëri. Ata shkuan në emigrim për të punuar, punonin me bagëti, por tek dhoma ku vdiqën bënte ftohtë në Selanik, dhe morën atë stufën nga jashtë dhe e futën brenda tek dhoma sepse bënte ftohtë dhe u asfiksuan…’’ shprehet ai