Si shprehen qytetarët për ndryshimet në ligjin për duhanin?! (Të rejat që DUHET të dini)

19 Korrik 2019, 17:31

TIRANE - Një ditë mbas miratimit të ligjit të ri i cili parashikon ashpërsimin e masave për dua npirjen në ambiente publike të mbyllura, qytetarët e mirëpritën.

"Mendoj se është një gjë e mirë sepse shumë të rinj sot i ke gjithë ditën klubeve duke pirë duhan e budallallëqe, pavarësisht se ata nuk i marrin shumë parasysh pasojat që jep duhani", -tha një qytetare

"Gjë e mirë që ligji është në zbatim, unë nuk e konsumoj dhe më bezdisin ata që e pinë përreth", -u shpreh një qytetar tjetër.

"Është ligj shumë i mirë, i përkryer dhe duhet të zbatohet nga të rinjtë", -u shpreh një nga qytetarët.

Ndryshimi i Kodit Penal për duhanpirjen në ambiente publike, ndalon  konsumimin e duhanit me ngrohje, cigaret elektronike apo shisha/nargjile, në ambiente të mbyllura.

Prej kohësh, nuk lejohet konsumimi i cigares në ambiente të mbyllura, por tashmë, ligji ashpërsohet duke përfshirë të gjitha llojet e cigareve.

Po ashtu dhe qytetarët të cilët janë konsumues të duhanit, u shprehën mbështetës ndaj ligjit, pasi dhe ata vetë janë të ndërgjegjshëm për dëmtimet që vijnë nga konsumimi i duhanit.

-Ju e konsumoni cigaren?

-Po, por patjetër që është i dëmshëm, është i dëmshëm dhe për personin që e pi.

-Mendoni se ky ligj i ri është i vlefshëm?

-Shumë i vlefshëm-u shpreh qytetari

"Mund të kenë bezdi, nuk i pëlqen duhani, do të jetë në një ambient të pastër dhe jo në një ambient që ka duhan", -tha një tjetër qytetar

Ministrja Ogerta Manastirliu, gjatë fjalës së saj në parlament, tha se do të nisë fillimisht një fushatë informimi për ligjin e ri, që të mos vijohet direkt me gjoba.