Si ta kthejmë Instagramin tonë në biznes? Blogerja Rina Kuqo tregon eksperiencën e saj

24 Nëntor 2020, 11:51

Rina Kuqo, një blogere mjaft e dashur për ndjekësit e modës, foli për eksperiencën e saj personale. Si e ngriti faqjen e saj në Instagram si blogere, duke arritur edhe të fitojë mjaft të ardhura:

‘’ Unë kam gati tre vite që kam hapur Instagramin, që e kam kthyer në blog, kështu që besoj se është një kohë goxha e gjatë për të pasur ndjekësat e mi. Mendoj se një pjesë e rëndësishme është komunikimi që duhet të krijjosh me ndjekësit, për mendimin tim nëse ti nuk ke komunikim, që ndjekësat të njohin, të jesh sa më afër tyre,  të tregosh pak a shumë dhe nga jeta jote nëpërmjet story-ve, jo vetëm pjesën e fotove që do postosh në feed, nuk mendoj që ti do mund të bësh një punë të plotë, mund ta quaj.  Duhet të jesh shumë e hapur, të krijosh bashkëbisedime, të hapësh tema të ndryshme, me pak fjalë kjo mund të jetë besoj unë çelësi I suksesit tim’’ u shpreh ajo.