Si ta menaxhoja unë COVID? Basha: Më shumë testime dhe mbyllje të pjesshme duke i rimbursuar plotësisht bizneset

25 Shkurt 2021, 20:05

Kreu i PD-së, Lulzim Basha tha e nëse ai do të ishte në krye të qeverisë dhe do të menaxhonte pandeminë,  ai do të bënte më shumë testime, do të pajiste spitalet dhe bluzat e bardha me jete e duhura për të luftuar këtë pandemi si dhe do të bënte mbyllje të pjesshme aty ku kishte më shumë raste duke u kushtuar bizneseve një rimbursim të plotë ekonomik nga shteti.

"Pas 25 prillit do të të kalojmë në nivelin më të lartë i testimeve. Testim dhe izolim do të jenë në fokusin tonë. Armatosja e personelit shëndetësor të cilët janë braktisur dhe janë lënë në mëshirë të fatit. Që të bësh të parën është të mos gënjesh vetën duke thënë se kam 1 mijë të infektuar kur në fakt mund të jenë 3 mijë apo 6 mijë pasi më vonë kjo shifër do të dalë nëpër spitale. Gjithashtu duhet të marrësh masa ku të ngrish çdo investim tjetër dhe të blesh testime, të pajiset spitalet dhe personeli mjekësor në mënyrë që çdokush të jenë me shpirt dhe me zemër pjesë e kësaj beteje, në vend që ti kthesh në target të keqmenaxhimit të pandemisë kur fajin e ka qeveria. Do të bëjmë mbyllje të pjesshme dhe rimbursim i plotë i tyre. Pika e tretë është paketa ekonomike më robuste pas 25 prillit për të gjithë bizneset që po goditen. Detyrim i qeverisë të mos gënjejë për numrin e infektimeve dhe vdekjeve. Fshehja e statistikave nga qeveria, vepër penale. Koha për një qeveri që prioritet ka shqiptarët, jo oligarkët", tha Basha