Si të gatuajmë mishin e ngrirë pa i humbur vlerat ushqimore…

16 Dhjetor 2020, 13:59

Në një intervistë në ‘’ Rreze dielli’’ folëm për sigurinë ushqimore në treg dhe disa mënyra se si mund të arrijmë të kuptojmë cilat ushqime janë të freskëta apo jo. Inspektorja e AKU-së Yllka Allaraj, ndër të tjera foli për sigurinë e ushqimit në kohë pandemie dhe theksoi rëndësinë e të gatuarit në mënyrën e duhur mishin e ngrirë, për të mos humbur vlerat e tij ushqimore:

‘’Nuk ka asnjë të dhënë statistikore apo studim shkencor që na vërteton që nga konsumimi  i produkteve ushqimore jo të sigurta mund të na shfaqet covid-i, por task forca e autoritetit kombëtar të ushqimit operon në zbatimin e protokollit të miratuar nga ministria e shëndetësisë për mbajtjen e maskave, për ruajtjen e distancave dhe për kushtet higjeno-sanitare të biznesit ushqimor’’ u shpreh inspektorja e Aku-së.