Si të mbrojmë lekurën nga njollat e errëta të diellit? E ftuar dermatologia Violeta Dajçi

7 Maj 2019, 15:32

Muajt e pranverës janë edhe më problematikët për sa i takon komplikacioneve që shfaqen në lëkurë. Kjo pasi rrezet e diellit gjatë pranverës klasifikohen si dëmtuesit kryesorë të lëkurës, duke ndikuar direkt në shfaqjen e njollave apo dhe rrudhjes që bëhet gjithnjë e më dukshme me kalimin e viteve. Një ndër problemet më shpeshta që përhapet në lëkurë gjatë kësaj periudhe është shfaqja e njollave kafe që mbeten të pariparueshme për gjithë periudhën e vitit. Njollat e formuara nga rrezet e dëmshme të diellit janë tepër të vështira për t’u hequr nga lëkura, sidomos nëse nuk i keni trajtuar që në fillim. Pikërisht për këtë folëm me mjeken dermatologe Violeta Dajçi