Si të qëndrojmë të hidratuar në ditët e nxehta të verës

24 Qershor 2021, 11:20

Në një intervistë në emisionin “Rreze Dielli” ishim me nutricionisten Hyrida Basha e cila dha disa këshilla shumë të vlefshme për të kaluar sa më lehtë dhe mirë dehidratimin nga periudha e nxehtë në të cilën ndodhemi.  

“ Rëndësia e ujit në këto ditë kaq të nxehta është gjëja më e mirë që mund ti dhurojmë  vetes tonë. Në këtë kuptim pirja e ujit në më shumë se 2.5 litra atëherë duhet të bëjmë një balancë hidrike ndërmjet asaj që humbasim nëpërmjet urinimit dhe djersitjes dhe marrjes së fluideve

Shpesh priremi drejt lëngjeve me fruta për të shuar etjen por a është kjo një mënyrë e mirë për të shuar etjen gjatë periudhës së verës?

 Konsumimi I lëngjeve me sheqer është një gënjeshtër e madhe  dhe një dëm që I bëhet organizmit përgjithësisht pijet e gazuara që janë edhe të ëmbla por kanë edhe atë aciditetin I japin ndjesinë që janë duke u hidratuar por në fakt është e gabuar, sepse përvec që marrim atë aciditetin e palejueshëm marrim edhe sasi shumë të larta të sheqernave të cilat nga ana tjetër e dëmtojnë organizmin dhe e pengojnë këtë procesin

Nutricionistja Hyrida Basha dha disa këshilla se si mund ta marrim edhe nëpermjet ushqimeve të ndryshme hidratimin:

Nëse nuk konsumojmë ujë sepse nuk e preferojmë atëherë mund ta stimulojmë veten në forma të ndryshme, duke filluar nga përdorimi I ujit me limon apo me një kastravec apo si një erëz si tipi mentes apo majdanozi për ti shtuar aromë dhe shije dhe për të marrë mineralet që këto erza kanë.

Tërëshëra e vendosur në qumësht apo ujë një ditë përpara është shumë e mirë për këto ditë të nxehta, sepse përpos faktit që përmban fibër, magnez ka aftësi ta thithi ujin apo qumështin.