Si të rrisim fëmijët pa ndihmën e teknologjisë? Të ftuara pediatrija Ilsa Kraja dhe edukatorja Fatbardha Qyno

19 Shkurt 2019, 15:58

Gjithmonë e më shumë profesionistët e shëndetit paralajmërojnë për një sërë rreziqesh që u kanosen fëmijëve tanë për shkak të përdorimit të tepruar të teknologjisë. E ftuar sot në emisionin “Rreze Dielli” në Report TV, mjekja pediatre Ilsa Mula Kraja renditi një sërë problemesh që ajo vë re në punën e saj të përditshme me fëmijët, duke nisur që nga më të vegjlit, fëmijët nga 0 deri në 2 vjeç të cilët janë të ekspozuar ndaj rrezatimit që vjen nga paisjet elektronike me dëme të mëdha tek qelizat e tyre të trurit dhe në kocka

"Është pandemi, e shohim tek të gjitha familjet, përdorimi i tepruar, abuzimi me aparatet digjitale, duke filluar nga telefoni, tableti apo lojërat elektronike. Dua të theksoj, se i mëshohet shumë moshës kur fillon kontakti i parë me rrezatimin sepse rrezatimi vepron në qeliza që replikohen shpejt. Fëmijët nga 0 deri në 2 vjeç trefishojnë qelizat e masës së trurit dhe duke qënë se rrezatimi vepron tek këto qeliza që shumohen në mënyrë të vrullshme, ato bien pre e këtij rrezatimi.