Si të ushqehemi shëndetshëm gjatë agjërimit - E ftuar nutricionistja Diola Dosti Baftiu

Muaji i shenjtë i Ramazanit i cili këtë vit ka nisur nga data 6 maj ka bërë që mijëra besimtarë myslimanë  në të gjithë botën të nisin agjërimin për të treguar devotshmërinë e njeriu ndaj besimit. Në këtë muaj besimtarët myslimanë ndërpresin ushqimin e pijen duke filluar që nga nisja e agimit deri në perëndim të diellit (nga syfyri deri në iftar); është një muaj i vlerave të larta njerëzore, morale e sociale, muaji i solidaritetit dhe bashkëpunimit, muaji dedikuar më shumë adhurimit dhe këndimit të Kuranit, muaji i sadakasë dhe i mirëbërësisë, muaji i mëshirës, virtytit dhe dhembshurisë.

Pikërisht për faktin se kalohet një kohë e gjatë pa ngrënë, është shumë e rëndësishme ajo që konsumojmë. E ftuar pikërisht për këtë temë në emisionin “Rreze Dielli” në Report Tv, nutricionistja Diola Dosti Baftiu shpjegoi efektet pozitive të agjërimit në shëndet.

"Ka efekte të jashtëzakonshme agjërimi. Duke filluar që nga sistemi kardiovaskular. Është një ndihmues shumë i mirë për arteriosklerozën gjithashtu, shton qarkullimin e gjakut dhe ul yndyrnat e këqija, e në të njëjtën kohë rrit nivelin e yndyrnave të mira. Agjërimi është i rekomandueshëmm megjithëse ka kontradita. Thuhet që të mos agjërohet 30 ditë tek pacientët që kanë probleme me yndyrnat apo me sheqerin në gjak, megjithatë ka të dhëna që tregojnë se ndihmon jashtëzakonisht shumë. Mëlçia gjithashtu dhe stomaku përftojnë shumë",- u shpreh nutricionistja gjatë bisedës.

Programe të tjera

Shiko të gjitha