Si tenton Berisha të gënjejë demokratët për djegien e mandate!

16 Tetor 2021, 11:05

Sali Berisha po gënjen demokratët në lidhje me djegin e mandateve. Në 2017 ai ishte i pari që artikuloi një skenar të tillë, ndërsa sot para demokratëve ai e mohon duke thënë se ku ishte një vendim i Lulzim Bashës dhe se ai e kishte paralajmëruar që të mos e bënte diçka të tillë pasi do kishte pasoja me ndërkombëtarët.