Si u diferencuan mediat në takim për rastin e 85-vjetorit të lindjes së shkrimtarit? Bardhyli: E bëri Helena me Kadarenë!

24 Janar 2021, 18:54

TIRANË- Në të majtë të çiftit Kadare, në takimin e tyre me Klubin Letrar të Kavajës, me praninë e dy mediave, përkatësisht "News24" dhe "Top channel", mungesën e të tjerave Alda Bardhyli, si drejtoreshë e Qendrës Kombëtare të Librit dhe Leximit, thotë se diferencimi nuk erdhi nga ajo, por nga Helena dhe Kadare.

Kontradiktore në pohimet e saj, Bardhyli fillimit shprehet se "çifti Kadare nuk donte kamera". Më tej, praninë e vetëm dy mediave e justifikon se "ato mund të kenë folur me Helenën". Për t'i “vënë vulën”, duke i'u referuar shkrimtarit u përgjigjet gazetareve se "ai mund të zgjedh kë të dojë edhe unë nuk mund të ndërhyjë".