Si veprohet me mospërputhjen e pronave në çështjet hartografike

10 Prill 2019, 15:24

Në emisionin “Këndi i Ekspertit”, në Report TV, të drejtuar nga gazetarja Valbona Mhilli, në Rubrikën “Prona Ime” ka qenë i ftuar eksperti i çështjeve të pronave Gjergji Begaj, drejtues i Studios Ligjore “Bylis”. Eksperti ynë ka folur për çështjen e rëndësishme për mospërputhjen e pronave në çështjet hartografike dhe juridike, neni 9. Begaj sqaron se çfarë ndodh kur sipërfaqja që posedohet është më e madhe sesa ajo e përcaktuar në AMTP dhe se a i lind e drejta qytetarit e kalimit të kësaj sipërfaqeje në pronësi. Po kështu ai sqaron se deri në çfarë mase sipërfaqja e konvertuar në m2 dhe se a i lejohet qytetarit të blejë nga shteti dhe cili është çmimi i blerjes dhe se kur është i detyruar poseduesi që të shlyejë vlerën e sipërfaqes, e cila është më tepër sesa ajo që ka në AMTP. Më pas Begaj u është përgjigjur pyetje që kanë mbërritur nga qytetarët.

Sot do të flasim për mospërputhjen e pronave në çështjet hartografike dhe juridike, neni 9. Kur sipërfaqja që posedohet është më e madhe sesa ajo e përcaktuar në AMTP, a i lind e drejta qytetarit e kalimit të kësaj sipërfaqeje në pronësi? Deri në çfarë mase sipërfaqja e konvertuar në m2? A i lejohet qytetarit të blejë nga shteti dhe cili është çmimi i blerjes? Kur është i detyruar poseduesi që të shlyejë vlerën e sipërfaqes, e cila është më tepër sesa ajo që ka në AMTP? Po kur sipërfaqja ekzistuese është më e vogël sesa ajo e shënuar në AMTP, çfarë ndodh dhe si veprohet, pra si mund t’i zgjidhin qytetarët çështjet e tyre që kanë të bëjnë me sipërfaqet e tokës.