'Siguria' kalon amnistinë me dy ndryshime! Penalizohen hajdutët, përfitojnë ndërtuesit pa leje! Braho: Të lirohen të gjitha gratë

22 Janar 2020, 15:50 | Përditesimi i fundit: 2020-01-22 16:00:01

TIRANE-Komisioni i Sigurisë Kombëtare miratoi në mbledhjen e sotme vendimin e qeverisë për amnistinë, por me dy ndryshime. Ndryshimi i parë lidhet me penalizimin e të gjithë atyre që janë dënuar për shkak se kanë vjedhur. Propozimi i kryetares së komisionit të sigurisë që të mos përfitojnë ata që janë dënuar për vjedhje, pasi ky fenomen është në rritje, është miratuar nga anëtarët e komisionit. "Vjedhja është një vepër e përhapur, janë 4 mijë e ca raste, gati gjysmës nuk i dihet autori. Prandaj të dënuarit për vjedhje të mos përfitojnë nga amnistia" tha ajo. Në amnisti u miratua edhe propozimi i dytë i Felajt, që ata që janë dënuar për ndërtim pa leje të lirohen nga burgu.