Siri, trupat e Asadit mbërrijnë në kufirin turk! Erdogan: Rusia na dha 'Ok' për të sulmuar Kobane

14 Tetor 2019, 12:46

Presidenti turk Rexhep Taip Erdogan ka folur për herë të parë pas marrëveshjes kurde me Damaskun, duke pretenduar se kishte mbështetjen e Moskës për sulmin ndaj qytetit kurd të Kobane.

Ndërkohë, trupat e Asadit kanë mbërritur në Tel Tamer, rreth 35 kilometra në jug-lindje të Ras al-Ain, tani në duart e turqve. Në Luksemburg, ku po zhvillohet Këshilli i Punëve të Jashtme, Luigi Di Maio përsëri ka bërë thirrje që eksporti i armëve në Ankara të bllokohet

Kufiri midis Turqisë dhe Sirisë.

Ushtria Siriane u zhvendos nga Damasku dje pas marrëveshjes me kurdët, dhe sot ajo mbërriti në qytetin e Tel Tamer, ku me siguri do të përballet me forcat e armatosura të Ankarasë.

Qeveria e Asadit ka arritur një marrëveshje me forcat e udhëhequra nga kurdët për të kundërshtuar pushtimin nga Turqia. Tel Tamer, 35 km në jug-lindje të Ras al-Ain, një nga pikat qendrore të sulmit turk, është në një autostradë e rëndësishme strategjike, e cila shkon nga lindja në perëndim, tashë e kapur nga forcat turke.

"Për të shmangur dhe përballur këtë agresion, u arrit një marrëveshje me qeverinë Siriane. Në këtë mënyrë ushtria Siriane mund të vendoset përgjatë kufirit sirian-turk për të ndihmuar Forcat Demokratike Siriane (FDS)", thuhet në faqen në Facebook të Administrata kurde. Qëllimi, vazhdon shënimi, është të "çlirojë qytetet siriane të pushtuara nga turqit, siç është Afrin" në Veri-Perëndim. Gjenerali kurd Ismet Sheikh Hasan i tha agjencisë Ruse të lajmeve Rt se trupat siriane dhe ruse mund të hyjnë në Kobane dhe Manbij gjatë natës.

    No videos found.