Siria, 275,000 civilë kurdë në arrati, qyteti Manbij merret nga ushtria Siriane, rrezikohet përleshja me trupat turke

15 Tetor 2019, 16:07

Sot është dita e konfrontimit midis trupave të Damaskut dhe atyre të Ankarasë me rebelët sirianë pro-turke ELS, në qytetin strategjik të Manbij.

Ministria e Mbrojtjes turke ka raportuar se të paktën një ushtar turk u vra dhe 8 të tjerë u plagosën në përleshjet me milicitë kurdë.

Sipas raportimeve të mediave, 275,000 civilë kurdë janë në arrati. Ndërkohë qyteti Manbij është marrë nga ushtria Siriane dhe rrezikohet përleshjea me trupat turke

Pas kaq ditësh reaksione dhe presione diplomatike ndërkombëtare ndaj Turqise, më në fund sot ka reaguar edhe Kina e cila i kërkoi Ankarasë të "kthehej në rrugën e duhur" të kërkimit për një zgjidhje politike të çështjes dhe garantimin e sovranitetit, pavarësisë, unitetit dhe integritetin territorial të Sirisë.

I dërguari special rus në Siri, Alexander Lavrentyev, tha se "ofensiva turke është e papranueshme. Ne nuk do të lejojmë që Turqia dhe Siria të përplasen".

Në kufi, automjetet e blinduara ruse kanë filluar të shihen së bashku me sirianët. Në fakt, Ministria e Mbrojtjes në Moskë ka njoftuar se ushtarët rusë po patrullojnë 'linjën e kontaktit' midis forcave siriane dhe turke në Verilindje.

Britania ka njoftuar pezullimin e "licencave të mëtejshme" me Turqinë për furnizimet e "pajisjeve që mund të përdoren në operacionet ushtarake në Siri".

Ka reaguar dhe “Volkswagen”, e cila ka shtyrë vendimin për hapjen e një fabrike në Turqi.

"Vendimi për uzinën e re u azhurnua nga bordi i Volkswagen AG,"- tha zëdhënësi i gjigandit gjerman të makinave, duke shtuar se kompania po shikon me shqetësim zhvillimet aktuale në rajon.