Siria, Erdogan: Bota të na mbështesë ose të presë refugjatë. Ankaraja neutralizon 600 terroristë kurdë

15 Tetor 2019, 12:45

Mes kërcënimeve dhe justifikimeve, presidenti turk kthehet të flasë nga rreshtat e 'Wall Street Journal'. Numri i "terroristëve të neutralizuar" (të vrarë, të plagosur ose të kapur) që nga fillimi i operacionit ushtarak turk është rritur në 595. 
"Komuniteti ndërkombëtar duhet të mbështesë përpjekjet e vendit tonë ose të fillojë të pranojë refugjatët" nga Siria. Kështu ka shkruar Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan në një editorial të botuar në 'Wall Street Journal' duke mbështetur dhe arsyet e tij për ofensivën ushtarake kundër kurdëve në veri-lindje të Sirisë.

Ofensiva e Ankarasë, e quajtur "Burimi i paqes filloi në 9 tetor pas njoftimit të Presidentit Donald Trump për tërheqjen e të gjitha trupave amerikane nga territori Sirian.

Njoftimi pastaj u tërhoq pjesërisht. Forcat ushtarake amerikane tani ata po lëvizin drejt jugut të vendit. Operacioni ushtarak turk filloi kundër milicive kurde në veri-lindje të Sirisë, të angazhuar në luftën kundër ISIS.
"Turqia po ndërhyn atje ku të tjerët nuk kanë arritur të veprojnë" është kryefjala e fjalimit të Erdoganit në gazetën Amerikane.

"Flukset e refugjatëve sirianë, dhuna dhe paqëndrueshmëria na kanë shtyrë në kufijtë e tolerancës sonë," shkruan ai, duke kujtuar angazhimin e vendit të tij për të pritur 3.6 milion refugjatë sirianë dhe duke pretenduar se kishte shpenzuar "40 miliardë dollarë për t'u ofruar atyre arsim, kujdes shëndetësor dhe strehim ". Megjithatë, Erdogan insiston, "pa mbështetje financiare ndërkombëtare ne nuk mund t'i parandalojmë refugjatët të shkojnë në Perëndim".
Presidenti turk më pas sqaron se ai kishte vendosur për ofensivën në Siri pasi "konstatoi se bashkësia ndërkombëtare nuk  kishte ndërmarrë hapat e nevojshëm" për t'u marrë me situatën. Ai tha gjithashtu se "Asnjë luftëtar i ISIS nuk do të largohet nga Veri-Lindja e Sirisë".