Situata nga COVID-19, Report Tv zbardh rregulloren në universitete: Vetëm një hyrje dhe dalje! Mësim online kur një mësues/ nxënës del pozitiv

21 Tetor 2020, 18:44

Studentët do të kthehen në auditore në 2 nentor me protokoll sigurie të masave anti covid. Atyre do t'u matet temperatura në hyrje, do të mbajnë maska dhe distancë në hyrje dhe dalje. Rregullorja që mban firmën e rektorit të UT, Artan Hoxha parashikon edhe mësimin online në rastet që do konfirmohen studentë apo personel akademik me koronavirus.