Situata politike/ Petro Koçi në Repolitix: Vendi është në krizë se ka krizë opozita

18 Shtator 2019, 21:36

Mbrëmjen e sotme në emisionin Repolitix  po diskutohet rreth zhvillimeve të fundit politike në vendin tonë. Pas një oferte që kryeministri Rama u ka bërë përfaqësuesve të opozitës jo parlamentare për tryezë për Reformën Zgjedhore, dhe pas refuzimit nga opozita të kësaj oferte mbrëmjen e sotme në Repolitix zv ministri i Mbrojtjes Petro Koçi ka thënë se në vend ka krizë pasi në të vërtetë kriza ekziston brenda opozitës jashtë parlamentit.

Koçi: Ka një lloj rivaliteti mes opozitës jashtë dhe asaj brenda Parlamentit. Duhet të llogariten të dyja. Është automatike kjo. Ajo jashtë është votuar nga populli. Ajo jashtë ka votat, që mund të jen pjesë e zgjedhjes së krizës. Vendi ka krizë se ka krizë opozita. Pjesa tjetër nuk lulëzon por është fakt kjo. Faktori ndërkombëtar ka kërkuar që të bëhet reforma zgjedhore.