Situatë kaotike në ndeshjen e Kupës, futbollisti i Laçit godet me stil karateje lojtarin e Vllaznisë

14 Prill 2021, 18:43

Në përfundim të ndeshjes gjysmëfinale të Kupës së Shqipërisë mes Vllaznisë dhe Laçit ka ndodhur një incident.

Mbrojtësin e kurbinasve, Obanor, e tradhtuan nervat si pasojë e përplasjeve gjatë ndeshjes dhe goditi me takë në trup futbollistin e Vllaznisë Herald Marku. Stili ‘kung-fu’ e la të shtrirë në fushë futbollistin e shkodranëve, ndërsa arbitri dha të kuq për mbrojtësin me ngjyrë të Laçit, që tani pritet të dënohet edhe nga disiplina.