S'ka dëme në Durrës! Qytetarët në sheshe e kalojnë natën në makina pas tërmetit

28 Janar 2020, 22:44

Report Tv sjell pamje të tjera nga qyteti i Durrësit ku qytetarët kanë dalë jashtë banesave në sheshe nga frika e tërmetit ose janë larguar në periferi te të afërmit në banesa të ulëta duke u rikthyer në skenarët e ditëve pas 26 nëntorit. E ndërsa një pjesë e qytetarëve janë larguar nga qyteti, të tjerët kanë dalë në rrugë në sheshe. Report Tv sjell pamjet nga sheshi te stacioni hekurudhor ku qytetarët janë jashtë dhe natën do ta kalojnë në makina. Gazetari i Report Tv në Durrës Artur Korriku raporton se nga të dhënat e para nuk ka dëme të banesave dhe madje të atyre që u dëmtuan nga tërmeti i 26 Nëntorit.

  •