S'ka protesta! Basha: Partia të bëhet gati për dy palë zgjedhje, Reforma Zgjedhore ka rëndësi për ne

29 Shtator 2019, 15:43

TIRANE-Nuk ka protesta. Opozita e drejtuar nga Lulzim Basha është larguar nga skenari i imponimit me dhunë duke vendosur që të dalë para shqiptarëve me një program dhe alternativë. Në mbledhjen e sotme të Kryesisë së PD-së dhe me ish-deputetët, Basha ka kërkuar që strukturat të jenë në gatishmëri dhe të përgatiten për zgjedhjet e parakohshme dhe parlamentare, që sipas tij duhet të jenë në një ditë.

"Raporti i OSBE ODIHR dhe rezoluta e Bundestagut, duke shpresuar se deri ne tetor nuk ka ndërhyrje negative nga vendet skeptike është skanimi i situatës dhe besoj që jemi futur në fazën finale të zgjidhjes së krizës. Zgjidhja e krizës, që mbetet imperativ dhe objektiv kryesor yni, vjen vetëm duke iu drejtuar sovranit me zgjedhje të lira të parakohshme.

Asnjë iluzion se aksioni opozitar do të ketë ndërprerje apo tërheqje. Përveç protestave, kur të merret ky vendim, do të vazhdojmë me përfundimin e programit dhe alternativës.

Përgatitja e PD për zgjedhje të parakohshme parlamentare dhe zgjedhje vendore në një ditë. E gjithë partia, jo vetëm forumet, zbret në terren dhe nis diskutim me qytetarët për zgjedhjet e parakohshme si zgjidhja e vetme e krizës.

Duhet gatishmëri, alternativa është duke u përgatitur. Ritmi i punës në terren duhet të rritet. Jo vetëm në zgjidhjen e problemeve teknike por dhe si pikënisje për zgjidhjen e krizës politike për të afruar zgjedhjet e parakohshme" mësohet se është shprehur Basha, që dje theksoi se nuk është momenti për protesta kombëtare derisa sa të zgjidhet kriza politike. Jashtë vëmendjes nuk ka qenë edhe reforma zgjedhore. "Reforma zgjedhore ka rëndësi për ne" ka vijuar më tej Basha.

    No videos found.