Skandal në Dibër, mbetjet spitalore hidhen përgjatë rrugës nacionale

16 Dhjetor 2019, 09:18

E gjithë rruga nacionale nga qyteti i Peshkopisë e deri në Maqellarë është e pushtuar nga mbetje të ndryshme, duke filluar nga mbetjet inerte tek ato spitalore. Ajo që e bën shumë shqetësues këtë problem është hedhja e mbeturinave spitalore po në të njëjtin vend me mbetjete e tjera. Siç shihet qartë edhe nga pamjet mbetje të rrezikshme spitalore janë në ambient të hapur. Ndonëse ka një procedurë dhe fond të veçantë për asgjësimin e mbetjeve spitalore, në Dibër ato hidhen në ambient të hapur duke u bërë një rrezik i madh për banorët.

Këta të fundit thonë se mbeturinat nuk pastrohen në zonat urbane, ndërsa rruga nacionale është totalisht e braktisur në këtë drejtim. Ata ngrejnë alarmin për mbetjet spitalore të cilat rrezikojnë fëmijët nëse i prekin ato.