Skandal pas ndeshjes. Dhunë ndaj porterit të Turqisë, trajneri: Ku shkoi vëllazëria me Kosovën?

12 Qershor 2019, 14:10

Një skandal pretendohet se ka ndodhur në fundin e ndeshjes mes Kosovës U-21 dhe bashkëmoshatarëve të Turqisë. Pas përfundimit të ndeshjes së zhvilluar në stadiumin ‘Fadil Vokrri’ thuhet se është dhunuar portieri i kombëtares turke, Vedat Incefe.

Për këtë trajneri i turqve në një video të publikuar shfaqet mjaft i irrituar dhe dëgjohet teksa i kërkon llogari stafit të stadiumit.

“Nuk mund ta pranoj sulmin ndaj lojtarit tim. Një person i sigurimit e ka shtyrë, e ka futur brenda e ka rrahur me grushte portierin. Kërkoj të dijë pse ndodhi kjo? Është e pafalshme. ku shkoi vëllazëria mes Kosovës dhe Turqisë? Pse duhet të ndodh? Më gjeni personin që e bëri këtë,”- ishin fjalët e trajnerit.

Thuhet se dhuna ndaj trajnerit mund të jetë shkaktuar nga anëtarët e sigurisë.