Skandali me fondet për fëmijë, jep dorëheqjen qeveria holandeze

15 Janar 2021, 17:14

Pas skandalit të zyrës së taksave e cila hetoi dhe dënoi gabimisht mijëra familje për mashtrim, kabineti qeveritar holandez me kryeministër Mark Rutte dha ditën e sotme dorëheqjen. Zyra e taksave Holandeze kishte akuzuar mijëra familje për mashtrim për të siguruar përfitime për fëmijët midis 2013 dhe 2019.