Skandali/ Në mëngjes tmerrojnë popullin me foto e viktimave COVID nga morgu, në darkë Meta dhe Kryemadhi ia marrin valles te ditëlindja e Bes Kallakut

21 Nëntor, 19:32 | Përditesimi i fundit: 2020-11-21 19:36:11

TIRANË- Në një kohë kur opozita sulmon qeverinë se situata e COVID-19 është jashtë kontrollit me viktima që fshihen, apo raste alarmante, duket se të gjitha janë vetëm sulme me prapavijë politike, pasi janë vetë ata që shkelin me dy këmbë rregullat anti- COVID.

Protagonistët kryesor të këtij skandali janë presidenti Ilir Meta dhe bashkëshortja e tij, kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi. Në mëngjes hedhin akuza në drejtim të qeverisë, në darke festojnë sikur COVID nuk ekziston. Ato kanë marrë pjesë në ditëlindjen e aktorit të humorit Bes Kallaku, në një festë kur nuk zbatohet asnjë rregull, as maska, as distancimi fizik e mbi të gjitha janë të grumbulluar më shumë se 10 veta në një ambient. Në videon që është publikuar vetë nga aktori Bes Kallaku shfaqet kryetarja e LSI-së teksa ia merr valles popullore.Kryeministri Edi Rama ka thënë se të gjitha këto akuza të ardhura nga opozita në bashkëpunim me presidentin Ilir Meta është një luftë e shëmtuar politike për të marrë pushtetin, dhe duke se një video e tillë e konfirmon.

b.ha./Shqiptarja.com

Kategori të tjera