'Skifterat' sfidojnë sigurinë te Prokuroria e Përgjithshme, bastisin zyrën e OSHEE! Në kërkim dy minorenë

26 Shkurt 2021, 10:18

TIRANË- Siguria e lartë në Prokurorinë e Përgjithshme, nuk i ka "penguar" disa hajdutë që të bastisin zyrën e OSHEE-së të kujdesit për klientin, shumë pranë organit të akuzës.

Lidhur me këtë ngjarje policia ka shpallur në kërkim dy minorenë, të cilët hapën derën me kaçavidë dhe morën 3 mijë lekë.

Report Tv mëson se janë vjedhur edhe disa kompjuterë, kjo pasi aty nuk ka pasur para se bëhet fjalë për një zyrë që pret ankesat e qytetarëve dhe nuk bëhen pagesa.

Aktualisht po vijon puna e uniformave blu vijojnë hetimet. Po ashtu do të shihen kamerat e sigurisë, që do të zbardhin edhe ngjarjen.