‘’S’më duhen titujt por paret’’, indinjohet shkrimtari Gaqo Bushaka për pensionin

26 Qershor, 12:06 | Përditesimi i fundit: 2020-06-26 12:07:50

 

Sot në ‘’Rreze Dielli’’  në rubrikën ‘’Nostalgji’’ ishte në një intervistë mjaft interesante shkrimtari Gaqo Bushaka , i cili tregoi jo vetëm për letërsinë dhe librat e tij por edhe shumë të pathëna për jetën e tij.

Ai ka një jetë që merret me letërsinë, ndërsa karrierën e tij ia ka dedikuar librave dhe përrallave për fëmijë. Gjatë kësaj kohe ai ka marrë disa cmime dhe dekorata, mirëpo duket se nuk ka mbetur i kënaqur pasi nuk mjaftojnë vetëm vlerësimet por edhe vlerat monetare sipas tij.

Tashmë ai shprehet se titujt dhe lëvdatat nuk i bëjnë më përshtypje por do të donte që të rishikonin pjesën e pensionit. Ai e shpreh këtë me indinjatë:

‘’  Jo nuk më bëjnë më përshtypje titujt, por më bëjnë përshtypje paret sepse kam një pension shumë të vogël, rreth 2 qind mijë lekë. Më kanë thënë në kryeministri që më është aprovuar për një pension të vecantë që bëjnë këta që nga 2017, por smë ka ardhur rradha akoma’’ thotë ai.

Programe të tjera

Shiko të gjitha