Socialistja i ndërpret fjalën, Rama i kthehet: Çfarë do? Vërtet ju kemi dhënë gjithë të drejtat

9 Tetor 2020, 23:54

Kryeministri Edi Rama teksa po fliste në Asamblenë e PS-së për 7 vite qeverisje, është ndërprerë nga një zonjë e pranishme në Asamble.

Siç duket socialistja ka kërkuar të marrë fjalën, por Rama iu kthye duke i thënë se vërtet iu ka dhënë grave të gjitha të drejtat, por jo sa t’i ndërpresin fjalën.

“Ça do? Të flasësh…? Prit, mos më ndërprit, se po flas unë. Kemi thënë grave të gjitha të drejtat, por jo sa të na ndërprisni fjalën”, tha Rama.