Sokol Bregu: Një drejtues policie që punonte shumë e akuzuan se pi drogë, bëri vet testin dhe ia çoi ministrit

24 Janar 2020, 21:37

Gazetari i njohur Sokol Bregu i ftuar në "Pa Protokoll" thotë se disktuimi për videon ku thuhet të jetë kryetari i bashkisë së Bulqizës pi kokainë duhet të përqendrohet në lidhjet që mund të ketë një zyrtar i lartë me trafikantët e drogës. Ai dha një episod me një drejtues të rëndësishëm policie vite më parë kur nuk ishte në pushtet qeveria "Rama", kur tha se nga punët e mira të drejtuesit, u akuzua si përdorues droge, derisaky i fundit bëri vetë testin dhe ja çoi ministrit të Brendshëm për të faktuar të kundërtën. Pa dhënë emër, gazetari Sokol Bregu tha se këtë shembull duhej të kishte ndjekur edhe Lefter Alla, duke bërë testin për të treguar që është i pastër, por jo të shprehej sipas tij, se video është e montuar. SI gazetar me përvojë, Bregu tha se qartazi video nuk është montazh. Kjo video sipas tij, duhet të shërbejë si mësim për të tjerët.