Soreca: Koha të dënohen politikanët që shkelin ligjin dhe gjyqtarë që s'kalojnë Vettingun!

22 Tetor 2019, 22:00

Ka ardhur koha që të dënohen politikanët që shelin ligjin dhe gjyqtarë e prokurorë që s'kalojnë Vettingun! Kështu u shpreh ambasadori i Bashkimit Europian, Luigi Soreca në një intervistë ekskluzive për Report Tv.

"Mënyra se si e shoh unë deklaratën e Bundestagut, e shoh si një stimul për Gjyqësorin jo për anën politike, pra një mbështetje politike për ta motivuar Gjyqësorin ose për t’i motivuar ata magjistratë, të cilët kanë tashmë fuqinë, pushtetin, mandatin që të fillojnë hetime. Pra nuk duhet të jetë në nivel politik kjo gjë, që t’u jepet urdhër magjistratëve që të fillojnë një veprim të caktuar. Ata e kanë këtë mandat dhe duhet ta ndiejnë mbështetjen e komunitetit ndërkombëtar, që tashmë ka ardhur koha që të fillohen hetime, ndjekje penale dhe më pas të arrihet në dënime në gjykata kundër atyre zyrtarëve të nivelit të lartë, përfshirë edhe kundër politikanëve që kanë shkelur ligjin dhe, më lejoni të them, edhe kundër vetë atyre magjistratëve, anëtarëve të Gjyqësorit, që janë hequr nga Vetting-u për mungesë integriteti. Pra duhet të ketë hetime edhe aty dhe për këtë arsye, unë e shoh deklaratën e Bundestagut si kundrejt Gjyqësorit dhe jo politikanëve, jo për politikanët që do të ndërhyjnë në Gjyqësor, por që Gjyqësori të kuptojë që, me mbështetjen jo vetëm të Bundestagut por edhe të të gjithë komunitetit ndërkombëtar, ta marrë në dorë këtë sfidë e të fillojë hetime kundër politikanëve më të lartë ose zyrtarëve më të lartë", u shpreh Soreca.