Soreca mesazh qytetarëve: Vota është e juaja, askush nuk mund t’ua marrë! BE me ju më 25 prill

23 Prill 2021, 14:34

Teksa na ndajnë vetëm dy ditë nga zgjedhjet e 25 prillit, ambasadori i BE në Tiranë Luiigi Soreca ka dhënë një mesazh për qytetarët shqiptarë, që të dalin në votime duke thënë se qytetarët kanë fuqinë të vendosin kush do i përfaqësojë.

Përmes një postimi në ‘Tëitter’, teksa u bën thirrje shqiptarëve që të ushtrojnë të drejtën e tyre e të votojnë, Soreca sjell në vëmendje se BE do të jetë në krah të tyre në ditën e zgjedhjeve.Soreca shprehet se më 25 prill, fuqia demokratike e qytetarëve është votimi në mënyrë të lirë dhe me integritet.