Sot 3 të vdekur në 3 aksidente! Vdes 25 vjeçari në Rrugën e Kombit, përgjumja e taksistit i merr jetën pasagjeres në Lezhë! Në Fier fermerin e zë poshtë zetori

19 Maj 2022, 14:42

Tre aksidente me pasojë vdekjen e 3 personave kanë ndodhur në orët e para të mëngjesit të kësaj të enjte. Një 25-vjeçar humbi jetën në Rrugën e Kombit, një 56-vjeçare ndërroi jetë në Lezhë kur po udhëtonte drejt Rinasit me taksi ndërsa një 43-vjeçar e zuri zetori kur po punonte tokat e fshatit Boçovë.