Sot zgjedhjet e Metës/ Presidenti mesazh nga plazhi: E diela është më e bukur kur nis sportive

13 Tetor 2019, 09:41

Për Kreun e Shtetit, Ilir Meta, sot shqiptarët do ishin duke votuar, pasi me dekretin e tij, ai kishte caktuar që zgjedhjet vendore të mbaheshin me 13 tetor.

Por, i vetmi eveniment që po zhvillohet në Shqipëri, është maratona në Tiranë, ku marrin pjesë vrapues nga e gjitha bota. E ndërsa, Meta ka publikuar një video nga plazhi, teksa xhonglon topin, e ka përcjellë mesazhin: E diela është më e bukur kur nis sportive!