SPAK i kthen përgjigje Metës: Asnjë ministër i kabinetit 'Rama 3' nuk është nën hetim

14 Shtator 2021, 12:26 | Përditesimi i fundit: 2021-09-14 12:28:30

Pas kërkesës zyrtare të presidencës në lidhje me informimin mbi gjendjen e procedimit dhe statusin e secilit prej 16 emrave që do të jenë ministrat e rinj të qeverisë 'Rama 3', SPAK i ka kthyer përgjigje presidentit Ilir Meta.

Sipas Strukturës së Posaçme Anti-Korrupsion, lidhur me verifikimin e 16 emrave, asnjë prej tyre nuk është i regjistruar si person nën hetim në regjistrin e njoftimit të veprave penale të Prokurorisë së Posaçme.