SPAK regjistron dosjen e dytë për Metën dhe Kryemadhin, të kallëzuar janë edhe Vasili, Panariti, Elona Guri dhe Muharrem Berisha për fshehje pasurie e korrupsion

4 Korrik 2022, 19:09

TIRANË- Rihapet një tjetër llogari e Ilir Metës dhe Monika Kryemadhit me drejtësisë. Pas nisjes së hetimeve për 1.2 milionë USD të padeklaruara, të hedhura për lobim në SHBA, SPAK ka regjistruar një tjetër procedim penal pas kallëzimit të dytë të referuar nga ish deputeti Halit Valteri, për fshehje pasurie, korrupsion dhe pastrim parash. Report Tv mëson se SPAK ka regjistruar në regjistrin e veprave penale procedimin penal në bazë të kallëzimit Valterit, duke i hapur rrugë hetimeve për kupolën e LSI-së, për tre vepra penale.