Spartak Braho në ‘N’kohë’: Rama s’është socialist por punëtor i madh! Berisha plak që përsërit të njëjtat fjalë të ’91-shit! Meta nga ‘freshist’ në ‘berishist’

29 Tetor 2022, 21:55

Ish-deputet në disa legjislatura, një politikan që ka lënë gjurmë në historinë 30-vjeçare të demokracisë shqiptare, Spartak Braho ishte i ftuar sonte në ‘N’kohë’ në Report Tv. Ai rrëfeu jetën dhe karrierën e tij por nuk la mënjanë politikën. Nga një konsideratë e kishte për 3 personazhet kryesore të politikës shqiptare sot.