Speca me domate dhe vezë
Përbërësit:
- 3 speca
- 1 qepë mesatare
- 4 domate të pjekura
- 1 lgj salcë domate
- 2 thelpinj hudhër
- 2 vezë
- 1 lgj vaj për person
- 1 filxhan kafeje ujë
- Kripë, rigon
- Piper i zi, piper i kuq
- Majdanoz ose borzilok i freskët
Përgatitja:
Në fillim pastrojmë e lajmë qepën, e presim hollë në gjysëmhëne. Pastrojmë specat nga farat dhe i ndajmë në shirita. Vendosim një tigan me vaj ulliri dhe skuqim qepën derisa të zverdhet. Shtojmë specat, i kaurdisim për 5-6 minuta, më shtojmë hudhrat, domatet dhe pak ujë. Rregullojmë shijen me kripë, piper, rigon dhe pak spec djegës nëse dëshirojmë. Vendosim kapakun dhe i lëmë të gatuhen për 10 minuta në zjarr të ulët. Në fund hedhim vezët sipër, shtojmë pak kripë e majdanoz dhe vendosim kapakun. E lëmë gatimin për pak minuta sa vezët të mpiksen dhe e servirim të ngrohtë me pak majdanoz ose borzilok të freskët.




















