Spërkat me dezinfektant gazetarët për të shmangur pyetjen, habit kryeministri tajlandez

10 Mars 2021, 11:00

TAJLANDË- Kryeministri tajlandez Prayuth Chan-ocha ka habitur gazetarët gjatë një konference shtypi, kur ai zgjodhi një mënyrë të pazakontë për të shmangur pyetjet e tyre.

Kur ai është pyetur lidhur me riorganizimin e kabinetit ai papritur mori një shishe me dezinfektant dhe spërkati gazetarët.

Kreu i ushtrisë, i cili ka dal edhe në pension është në detyrë që prej vitit 2014 ku mori pushtetin me një grusht shteti.

Ai njihet për veprimet e tij impulsive dhe poshtëruese kundrejt gazetarëve.

Në të kaluarën ai është kapur duke goditur dhe duke tërhequr nga veshi një ndër gazetarët në një konferencë të mëparshme.