Spinaq në brumë
Përbërësit:
- 300 gr gjethe spinaqi me kërcej të freskët
- 100 gr miell
- 30 gr niseshte misri
- 1 lugë çaji pluhur pjekës
- 1 kokërr vezë
- 180 ml ujë shumë i ftohtë
- 1 lugë çaji paprika e ëmbël
- Pak kripë
- Vaj për skuqje
Salcë për servirje:
- 2 lugë gjelle salcë soje
- 1 lugë gjelle mjaltë
- 1 lugë çaji lëng limoni
Përgatitja:
Lajeni dhe thajeni mirë spinaqin. Në një tas përzieni miellin, niseshtenë, pluhurin pjekës, paprikën dhe kripën. Rrihni lehtë vezën dhe shtoni ujin e ftohtë. Bashkojini me përzierjen e miellit, mos e përzieni shumë pasi brumi duhet të mbetet paksa me kokrriza. Zhytini gjethet e spinaqit në brumë. Skuqini në vaj të nxehur për 1–2 minuta derisa të marrin ngjyrë të artë dhe të bëhen krokante. Vendosini mbi letër kuzhine për të larguar vajin e tepërt. Përgatisni salcën shoqëruese me pak mjaltë, soja dhe lëng limoni.




















